VIDEO/ Sherr mes gazetares dhe kryeministrit- Rama: Nuk të vij më në emision, zgjidh. Eni Vasili: Më fyet, jeni i lirë

Mar 19, 2020 | 14:38
SHPËRNDAJE

rama eni

Acarim, tone të larta, paralajmërim dhe në fund “kërcënime”. Kjo është fjala që ka përdorur gazetarja dhe drejtuesja e emisionit Open, Eni Vasili, në debatin që u përfshi me kryeministrin Edi Rama mbrëmjen e të mërkurës.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri kërkoi disa herë qetësi dhe iu drejtua gazetares me fjalët “mos bëj zhurmë”, ndërsa këtë Vasili e quajti fyerje.

Rama e paralajmëroi gazetaren se nëse kjo përsëritej, ai nuk do pranontë më të ishte i ftuar në emisionin e saj. Këtij “kërcënimi”, Vasili iu përgjigje me “jeni i lirë zoti kryeministër”.

Ja debati i plotë i zbardhur nga Panorama:

Rama: Eni mos ndërhy

Eni Vasili: Po si s;do ndërhyj, do ndërhyj patjetër zoti Rama, duhet të flasim njerëzit kanë hallin e koronavirusit.

Rama: Eni mos ndërhy Eni, Eni të lutem mos bëj zhurmë. Nuk është një shërbim për ta dhe ata duhet ta paguajnë, ndërkohë që ne me taksat bëjme një shërbim për qytetarët dhe ata s’paguajnë asnjë cent. E dini sa i kemi paguar ne kësaj marrëzie 43 milionë USD në 3 vitet e fundit.

Eni Vasili: Okej zoti Rama tani do bëj pak zhurmë se debateve politike i rikthehemi në një kohë normale, do bëj zhurmë patjetër tani, stop! Atëherë mjaft me koncensionet tani se nuk është tema për koncensionet.

Rama: Eni…

Eni Vasili: Ju lutem zoti Rama se ne po kthehemi të flasim tani të flasim për koncesionet e PD ishin të drejta e sa na kanë kushtuar.

Rama: Eni, Eni…

Eni Vasili: Ka një pyetje tjetër, a mund të nxirret një buxhet nga këto koncesione, një komision cfarë mund të fitohet prej tyre në ktë periudhë meqë jemi në luftë sic thoni ju.

Rama: Eni nëse ti nuk dëgjon, ..nuk është bardhë e zi kjo punë, Eni mos ndërhyj Eni se pikërisht se nuk dëgjon bën pyetje pa kuptim pastaj se unë po shpjegoj pse kjo teoria që merrni 120 mln aty e cojini këtej është marrëzi që në rastin më të keq është ligësi në kushtet kur njerëzit duhet të dinë të vërtetën e s’mund ti shesim dokrra elektorale e të fitojmë pikë politikisht, por duhet të mendojmë si të kursejmë cdo pikë loti të shqiptarëve.

Eni Vasili: Janë me mijëra njerëz që kanë humbur punën për shkak të masave, sa paga si do paguhen

Rama: S’janë me mijëra, janë më shumë

Eni Vasili: Sa janë?

Rama: Unë e di këtë për cza ma thua tani

Eni Vasili: Po ju bëj një pyetje, nëse keni një shifër na thoni, kush do paguajë pagat e tyre

Rama: S’ka nevojë të ma thuash se mbase ti nuk e ke ndjekur emisionin tënd por këtë e ezauruam në pjesën e parë e ta dhashë përgjigjen.

Eni Vasili: Ta mbaroj pyetjen, mos e humbni qetësinë zoti kryeministër nuk është dita për arrogancë sot

Rama: Unë humb qetësin?

Eni Vasili: Të gjithë dimë të jemi arrogant ju lutem mos jini arrogant sot se nuk është dita fare, nuk është momenti as dita për secilin nga ne as për të duruar arroganca as për ti bërë ato ju lutem shumë po ju bëj një pyetje që bëjnë gjithë shqiptarët, kush do paguajë pagat e atyre që janë në shtëpi, kjo është pyetja që kam unë

Rama: Kjo është pyetja që ke ti?

Eni Vasili: Po

Rama: Unë po të them se s’jam aspak arrogant e nëse e vërteta tingëllon arrogancë kjo nuk është problemi im, nëse këmbëngul te disa gjëra të vërteta e dukem arrogant ky prap s’është problemi im, po të them këtë pyetje ma keni bërë në pjesën e parë të emisionit dhe ta kam dhënë përgjigjen

Eni Vasili: Jo nuk ma keni dhënë jam e paqartë

Rama: ...dhe e kam shtjelluar, unë ta jap prapë, por mos më thuaj arrogant kur unë të tërheq vëmendje për

Eni Vasili: Për mënyrën se si silleni dhe si përgjigjeni ndaj një gazetare që është duke bërë punën e saj. Ju lutem kush do paguajë pagën e atyre që janë në shtëpi.

Rama: Po ju them dicka përpara se t’ju them këtë. Nëse dhe një herë tjetër, juve do më tregoni mua këtu, në emisionin tuaj se si duhet të sillem e se si jam apo s’jam unë unë s’do marr më pjesë ne emisionin tuaj dhe nuk dua ta zgjas më këtë

Eni Vasili: Zoti kryeministër jeni i lirë ju lutem mos më fyeni kur thoni mos bëni zhurmë, unë sjam këtu për të bërë zhurmë, jam këtu për të bërë pyetje dhe punën time. Nëse ju më fyeni unë besoj se nuk është ndonjë gjë interesante për askënd.

Rama: Edhe një herë tjetër të lutem se jemi dhe në lidhje nga larg dhe është zhurmë e vërtetë këtu kur flasin dy përnjëherë dakort? Kjo ishte arsyeja po mos merremi më me këtë mbaje mënd atë që thashë e kije parasysh,

Eni Vasili: Jeni i lirë

Rama: Ndërkohë po të jap përgjigje. Okej zgjidhe vetë, përsërite dhe një herë dhe nuk më ke më në emisionin tënd

Eni Vasili: Kaluam nga fyerjet te kërcënimet tani

Rama: S’mund të vazhdojë më kjo histori duke marrë përsipër që kryeministrit të vendit ti tregoni si duhet të sillet e ca duhet të thotë

Eni Vasili: Duhet të durojmë fyerjet? Zoti kryeministër më fyet për të disatën herë, ju lutem se jemi për cështje tjetër këtu.

Rama: Na lër pra ti përgjigjemi shikuesve se kemi cerek ore që merremi me e lagu s’e lagu, ja dhe fjalën një kolegu, ndërhyn vetë, e prish bisedën dhe kërkon edhe llogari tani.

heshtje…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura