VIDEO/ Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, grushte e shkelma. Qytetarja: Nxirren thikat

Oct 31, 2019 | 10:48
SHPËRNDAJE

Disa adoleshentë në Tiranë janë përleshur me njëri-tjetrin, pranë gjimnazit “Ismail Qemali” dhe video është bere virale në rrjet.

Siç shihet dhe në pamjet e publikuara nga joq, djemtë godasin njëri-tjetrin me ç’ti dalë përpara, duke krijuar një kaos të vërtetë pranë gjimnazit. Nje qytetare qe ka derguar videon shkruan se është tronditur nga skena që ka parë, ku një prej djemve madje nxjerr thikën dhe godet në shpinë një djalë tjetër.

Nuk dihen ende arsyet dhe shkaqet e këtij sherri mes adoleshentëve dhe nëse policia është vënë në dijeni të kësaj ngjarjeje.

Mesazhi i plotë: Pershendetje JOQ! Doja te denoncoja nje fenomen qe eshte bere thuajse i zakonshem ditet e sotme. Sherr midis te rinjve prane gjimnazit Ismail Qemali ne tirane.

Godasin njeri tjetrin me cti dale perpara. NE FUNDIN E VIDEOS DJALI ME XHUP KAF NXJERR THIKEN DHE GODET NE SHPINE DJALIN TJETER!! Nje turp i madh. Do e vlersoja shum nese do e postonit pasi duhet ta shikoje e gjithe Shqipria cfar brezi po rrisim si po i edukojme, per te vetmen arsye se NESER ata jan e ardhmja e ktij vendi. Ju lutem ta publikoni! Faleminderit!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura