VIDEO/ Sherif Kallaku humb toruan, ndërhyrja e stjuardëve eviton përplasjen me gjyqtarin

Nov 26, 2021 | 19:37
SHPËRNDAJE

Fundi i ndeshjes Partizani-Teuta u mbyll mes tensionit pasi durrsakët kishin pretendime të shumta për mënyra se si gjyqtari Kreshnik Bajramaj arbitroi ndeshjen.

kallaku

Kapiteni i Teutës, Sherif Kallaku ishte më i prekuri pas sfidës ku nuk u përmbajt. Mesfushori i talentuar mësyu në fushë duke i kërkuar llogari ballë për ballë gjyqtarin, teksa u desh ndërhyrja e stjuardëve të qetësonin Kallakun që u pa mjaft i irrituar.

Teuta kishte pretendime te rasti i penalltisë së dhënë në favor të Partizanin dhe kartonit të kuq të marrë nga Albano Aleksi, episode që ndryshuan totalisht fatin e ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura