VIDEO/ Shembjet nisën me përplasje mes banorëve e policisë, Veliaj tregon pamjet: Si do duket Unaza e Re

Nov 14, 2019 | 13:51
SHPËRNDAJE

Aksioni i IKMT për shembjen e 33 banesave në zonën e Astirit u shoqërua me përplasje mes banorëve dhe forcave të rendit. Por projekti duket se do të vazhdojë me vendosmëri.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka nxjerr edhe pamjet me anë të një video në rrjetet sociale ku tregon se si do të duket zona e Unazës së Re pas këtij projekti.

Kryebashkiaku Veliaj shkruan: Veç puna, jo fjalët, e nxjerrin Tiranën në dritë!?‍♂️?

Në finale do mbahen mend veprat, jo sherret e pengesat! Teksa përmbyllet shekulli i parë i Tiranës kryeqytet, bashkë me Qeverinë nisim një shekull të ri modernizimi e infrastrukture për 100 vitet e ardhshme! #Tirana100 #UnazaeRe

Ndërkohë ARRSH bën me dije se ky projekt “me një rëndësi të veçantë infrastrukturore, mbart një kategori rruge A urbane me 2 korsi kalimi nga 3.75 m ? 1 korsi emergjence, 2 korsi biçikletash dhe 2 trotuare nga të dyja anët e rrugës, një pjesë me trafikndarëse me panelin antizhurmë, brezin e gjelbërt të mesit, 2 bankina dhe rrugët e shërbimit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura