VIDEO/ Sharje dhe fyerje mes kushërinjve në Këshillit të Bashkisë Gjirokastër

Apr 30, 2016 | 19:59
SHPËRNDAJE

Shoqërohet sërish me debate mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak në Gjirokastër. Molla e sherrit kësaj here kanë tarifat e urbanistikës pasi këshilltarët e djathtë kanë kërkuar diferencim të tarifës së ndërtimit për zonat rurale e urbane dhe ulje me 30–40% të kësaj tarife.

sffsaf

Debati është zhvilluar më i ashpër mes këshilltarit të opozitës ish kryetarit të Komunës së Lazaratit Dasho Aliko dhe kryetarit të grupit të këshilltarëve të PS, Petrit Brahimi (edhe ky i fundit nga Lazarati).

Debati mes tyre ka degjeneruar në ofendime personale. “Para mbledhjes kishe tjetër mendim për këtë çështje, tani përse flet kështu?”, i është drejtuar Brahimit Dasho Aliko.

Ndërkaq sharjet kanë arritur kulmin mes dy këshilltarëve të cilët janë dhe të afërm mes tyre. Në këtë moment, kryekëshilltari demokrat Roland Bejko, është çuar nga korrikja dhe ka qetësuar Dasho Alikon duke e shmangur nga debate i mëtejshëm dhe njëkohësisht duke thënë: Mos bëni sherr se kryetarja atë do kërkon që të armiqësoheni dhe të zhvendosë vëmendjen nga problematika e shtruar”.

Edhe pse nuk munguan zërat kundërshtues nga këshilltarët e majtë, në përfundim të  mbledhjes tarifat e propozuara u miratuan me shumicë votash, ndërsa këshilltarët e djathtë votuan kundër.

Debati

Roland Karalli: Dasho ka mundësi nuk të kam dhënë fjalën për të folur!

Dashamir Aliko: Na keni premtuar tarifa më të ulëta jo tarifa më të larta, aty njerëzit janë pa bukë, po ju jeni të pacipë, sidomos ata këshilltarët, ata sahanlëpirësat. Këtu ka shumë sahanlëpirës po nuk ja mban nga interesat e lidhura me pushtetin.

Karalli: Kujt s’ja mban more?

Aliko: Fshatarët janë pa bukë për darkë ju thoni mos ulen tarifat.

Petrit Brahimi: Në fshat ka pllakosur ndërtimi po rri more!

Aliko: Ku ka pllakosur ndërtimi? Unë kam menduar dhe për ty. Ik ore edepsëz!

Aliko: Rri mirë, palaço, surrat u bë surrati jot, rri mirë aty, palaço, qelbësirë, unë të bëra kryetar KSH-je ty mizerje.

Brahimi: Qelbanik m*ti!

Aliko: Mua mos më thuaj qelbanik o palaço , o palacoja i m*tit sahanlëpirës.

Bejko: O Petro, po rri tani!

Brahimi: Sahanlëpirës s’ka pse thotë. Më shau, ta duroj unë?

Bejko: Ai bëri jashtëzakonisht gabim. Po dhe ti e shave.

Brahimi: Ti pse s’i fole?

Bejko: I fola, a je në terezi? Ulu se do e zgjidhim këtë muhabet, bëhemi gazi i botës, ju jeni kushërinj, je në terezi a s’je në terezi?!

Brahimi: Më shau

Bejko:Ç’a muhabeti bën. Ulu atje. Është turp

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura