VIDEO/ Shaqiri buzëqesh, bën “arkitektin” në fitoren e vuajtur të Liverpulit në kampionat

Oct 31, 2020 | 21:03
SHPËRNDAJE

Futbollisti i spikatur shqiptar Xherdan Shaqiri ishte protagonist në fitoren e skuadrës së tij Liverpulit ndaj Uest Hemit në kampionatin anglez. Kampionët në fuqi fituan me vuajtje ndaj “çekiçëve” 5 minuta nga fundi i ndeshjes, Shaqiri asiston Diogo Jotën, i cili parakalon mbrojtjen rivale dhe realizon golin vendimtar për ekipin e Jurgen Klopit.
shaqo

Të dy futbollistët u aktivizuan në minutan e 70-të të takimit.

Shaqiri po rifiton gradualisht besimin e trajnerit Jurgen Klop duke siguruar më tepër minuta këtë sezon.

Liverpuli kryeson kampionatin anglez me 16 pikë pas 7 javësh.

FT| LIVERPUL-UEST HEM 2-1
Salah 42′, Jota 85’/ Fornals 10′ 

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura