VIDEO/ Seria A nis “flakë”, ndeshje e çmendur me 5 gola në pjesën e dytë dhe 3 kartonë të kuq

Aug 22, 2021 | 22:20
SHPËRNDAJE

Një përballje tepër emocionuese, mes Bolonjës dhe Salernitanës, që përfundoi me rezultatin 3-2. Të pestë golat u realizuan në pjesën e dytë, ndërkohë që u akorduan edhe 3 kartonë të kuq.

Bolonja-Salernitana

Pjesa e parë përfundoi me rrjetën e paprekur, ndërkohë që miqtë nga Salernitana, mbetën me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Strandberg. Në minutën e 50-të, forcat në fushë u baraspeshuan, teksa Soriano lë Bolonjën me 10 lojtarë.

Serinë e golave e hapi Bonacoli në minutën e 52-të, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë. Vendasit vendosën baraspeshën me De Silvestrin në të  59-tën, teksa Kulibali kaloi sërish në avantazh Salernitanën në të 70-tën.

Përmbysja e madhe e sfidës erdhi në minutat 75 dhe 77-të, me autorë golash Arnautovicc dhe De Silvestrin, që realizoi dopietë në këtë takim. Në minutën e 89-të, Shouten ishte futbollisti i dytë i Bolonjës që u ndëshkua me karton të kuq.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura