VIDEO/ Serbët i gëzohen kombëtares së vogël, fitojnë Botërorin U 20 duke mposhtur Brazilin

Jun 20, 2015 | 20:31
SHPËRNDAJE

Kombëtarja e futbollit të Serbisë U 20 ka fituar Kampionatin Botëror, pasi mundi në kohën shtesë 2-1 Brazilin U 20.

Kombëtarja e Serbisë U 20

Ndeshja u zhvillua në Aukland të Zelandës së Re. Serbia kaloi e para në avantazh në minutën 70, me anë të Stanisha Mandiç, përpara se Pereira të barazonte shifrat, tri minuta më vonë.

Kur gjithçka mendohej se do të shkonte me penallti, Nemanja Maksimoviç shënoi golin e fitores për Serbinë në minutën e fundit shtesë.

Kjo i ka lumturuar së tepërmi mediat serbe, të cilat në mungesë të ecurisë pozitive të kombëtares serbe në kualifikueset e Euro 2016, i kanë thurur elozhe ekipit U 20. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura