VIDEO/ Sekuestrohet mbi një ton drogë në portin grek të Pireut e ardhur nga Bejruti me destinacion përfundimtar…

Jan 23, 2020 | 19:57
SHPËRNDAJE

Një sasi e konsiderueshme e drogave është gjetur në një kontejner në portin e Pireut në Greqi.

κάνναβη-4-735x406

Lënda narkotike kishte ardhur nga Bejruti i Libanit dhe kishte destinacion Misrata-n në Libi, sqaron policia greke në komunikatë.

Në operacion morën pjesë disa agjenci hetuese, përfshirë edhe DEA-n amerikane dhe Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve, përkatësisht zyrat e posaçme në Athinë dhe në Gjirin Arabik. Për pasojë, janë konfiskuar 1 ton 257 kg drogë.

Në veçanti, u zbulua se kontejneri në fjalë, me një ngarkesë të deklaruar të “artikujve ushqimorë”, ishte nisur nga Bejruti më 21 dhjetor të vitit të shkuar.

Më 16 janar 2020, një grup policësh, oficerë të Njësisë së Antidrogës dhe Roja Bregdetare greke, arritën të zbulonin 79 6.304 pako të mbështjellë me letër karboni.

Përveç lëndës narkotike kanabis, u sekuestruan edhe 750- kilogram tableta drogë sintentike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura