Video/ Sekuestrohen 64 kg kanabis, pranga 50-vjeçarit në Memaliaj

Oct 12, 2017 | 16:01
SHPËRNDAJE

Një sasi prej 64 kilogramë kanabis është sekuestruar paraditen e së enjtes në Memaliaj.

Në kuadër të operacionit është arrestuar në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike, shtetasi me inicialet M.M, 50 vjeç.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit përkatës, për procedimin e mëtejshëm të çështjes.

Njoftimi i policisë

Memaliaj.

Goditet një rast i “Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike”.

Sekuestrohen 64 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë autori.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër në banesën e shtetasit M.M, në fshatin Kurtëz, Memaliaj u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës rezultoi 64 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

M. M, 50 vjeç, banues në fshatin Kurtëz, njësia administrative Buz, Memaliaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura