VIDEO/ Seks në këmbim të provimeve, arrestohet sekseri i Kamzës

Sep 7, 2016 | 20:54
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Policia e Tiranës ka arrestuar sot Besim Nasufin, sekserin e Universitetit Bujqësor, i cili kërkonte favore seksuale nga studentët për marrjen e provimeve.

Nasufi është shfaqur në një video të “Fiks-Fare” teksa merr para në këmbim të një note kaluese për studentët, madje i kërkon studentes edhe favore seksuale nëse s’ka mundësi të paguajë.

Gjithashtu, nën hetim janë edhe dy sekserë të tjerë, të cilët janë filmuar nga “Fiks-Fare” duke marrë para në një puntatë të mëparshme.

Njëri prej tyre, Erion Rota, është arrestuar gjithashtu me Nasufin.

NJOFTIMI 

Specialistët e Seksionit për Korrupsionin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bënë të mundur arrestimin e shtetasve:

– Besim Nasufi, 63 vjeç, banues në Tiranë, ish-përgjegjës shërbimesh për mësimoret në U.B Tiranë.

– Elison Rota, 38 vjeç, banues në Tiranë, ish-laburant në U.B Tiranë.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se më datat 05.09.2016 dhe 06.09.2016 në emisioni investigativ Fiks Fare, të televizionit Top Chanel, janë transmetuar pamje filmike, ku dyshohet se në mënyrë korruptive shtetasi Besim Nasufi dhe Elison Rota në bashkëpunim me njeri tjetrin në intervale të ndryshme kohore kanë marrë rryshfet nga student të ndryshëm me qëllim ndikimin tek pedagogët e Universitetit Bujqesor Kamëz, për sigurimin e notave kaluese gjatë provimeve.

Nga ana e Specialistëve të Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjore të veprimtarisë kriminale të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga Nenet 245/1 –  25 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura