VIDEO/ Salah i bën të gjitha me Egjiptin, gola, asist dhe penallti të humbura

Sep 9, 2018 | 14:34
SHPËRNDAJE

Ndeshja mes Egjiptit dhe Nigerit ka pasur vetëm një protagonist, Muhamed Salah. Sulmuesi i Liverpulit ka qenë ai që praktikisht i ka bërë të gjitha. Egjipti arriti të fitonte me rezultatin 6-0.

salah

Salah shënoi 2 herë, asistoj 2 herë, por humbi edhe 2 penallti. Që në minutën e 3-të portieri i pret penalltinë dhe kjo “zgjoi” zemërimin e egjiptianit, që realizoi në minutën e 29-të golin e tretë të Egjiptit dhe në minutën e 86-të goline 5-të. Egjipti renditet në vendin e parë të fazës me grupe për Kupën e Kombeve të Afrikës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura