VIDEO/ Sadiku shënon në ndeshjen e parë të Zyrihut, por nuk feston

Jul 25, 2016 | 22:35
SHPËRNDAJE

Armando Sadiku ka shënuar gol që në ndeshjen e tij të parë zyrtare të këtij sezoni me Zyrihun. Por sulmuesi  i Kombëtares shqiptare dha një sinjal të dukshëm se nuk dëshiron që të vazhdojë në klubin i cili ka rënë në kategorinë e dytë zvicerane.

sadiku

Në ndeshjen kundër Vintertur, Sadiku u aktivizua që nga minuta e parë e lojës, ashtu si Burim Kukeli. Futbollisti shqiptar ishte gjatë gjithë kohës një rrezik i vazhdueshëm për prapavijën kundërshtare dhe tregoi më së miri vlerat e tij në mintën e 82-të të duelit, kur shënoi me kokë golin e rezultatit 2-0.

Por ndërsa shokët e tij u entuziazmuan për këtë gol që mbylli ndeshjen në favor të Zyrihut, Sadiku zgjodhi të mos festonte, një sinjal i qartë drejtuar presidencës së klubit e cila nuk e lejon të largohet drejt një skuadre tjetër. Drejtuesit e Zyrihut kërkojnë një shifër të lartë prej 7,5 milionë eurosh për kartonin e sulmuesit dhe kjo ka bërë që klubet e interesuara për të të tërhiqen

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura