VIDEO/ Sadiku hero, realizon dopietë në kampionat dhe i dhuron fitoren e artë Malagas

Dec 6, 2019 | 22:46
SHPËRNDAJE

Armando Sadiku hero te Malaga. Sulmuesi i Shqipërisë ka realizuar dopietë në sfidën e sotme ndaj Tenerifes duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij. 

sadiku

“Sardelet”’ fituan një goditje këndi dhe Sadiku përfiton nga rrëmuja në zonë dhe gabimi i mbrojtësve kundërshtarë që nuk arritën të spastronin topin dhe godet fort nga afër.

sadiku1

Kuqeziu gjen golin e pestë në kampionat pas 14 ndeshjesh në divizionin e dytë të futbollit spanjoll. Shqiptari bën sërish heroin për skuadrën e tij teksa ditën e djeshme trajneri i tij Viktor Sançez del Amo, i cili u ankua se kishte vetëm një sulmues në ekip Sadikun dhe i bëri thirrje klubit për të kryer sa më shpejt përforcimet në merkaton e dimrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura