Video/ Sa lekë hodhi Jozefina Topalli në dasmë? Shikoni si përgjigjet prezantuesja

Sep 20, 2017 | 10:12
SHPËRNDAJE

Aktorja Rudina Dembacaj ka qenë sot e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, nga ku foli për surprizën e ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli në ditën e saj të dasmës.

“Ishte surprizë shumë e bukur, më pëlqeu shumë”, tha Dembacaj.

Por ‘kundërshtari’ i saj në “Kush vjen për drekë”, Saimir Kodra e pyeti se sa lekë i hodhi Topalli në dasmë. Dembacaj iu përgjigj duke aktruar si të ishte Topalli.

Saimiri: Sa pare të hodhi Jozefina në dasmë?

Rudina: Sa të jetë qeveria Rama s’ka pare. Sa t’jetë Edvin Rama në krye na kena me vujt për bukë. Saimir t’i tallësh se ke fitu në kohën e Berishës dhe gatuan aty të tana të mirat, po ke me e pa tani, karkaleci do të dalë në ballë.

Saimiri: Në kohën e Berishës pra sa të solli?

Rudina: Nuk u martova në kohën e Berishës… /tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura