VIDEO/ Rusia publikon provat e saj: Avioni nuk e shkeli hapësirën turke

Nov 25, 2015 | 19:13
SHPËRNDAJE

Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka publikuar të dhënat e saj lidhur me incidentin e rrëzimit të avionit rus nga forcat ushtarake turke ditën e djeshme.

Sipas “Russia Today”, Turqia është e pasinqertë lidhur me ngjarjen, pasi avioni rus nuk e shkeli hapësirën ajrore turke, por iu afrua shumë asaj.

Nga ana tjetër, Turqia pretendon se avioni e shkeli hapësirën për disa sekonda dhe u paralajmërua disa herë. Madje ambasadori turk në OKB ka njoftuar se ishin dy avionë dhe jo një.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura