VIDEO/ Rroca shkëlqen me gol dhe asist, futbollistët shqiptarë shpëtojnë Istanbulsporin nga rënia

Jun 7, 2023 | 21:01
SHPËRNDAJE

Istanbulspori iu falët futbollistëve shqiptarë në ndeshjen e fundit të kampionatit duke shpëtuar nga rënia, teksa edhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e elitës së futbollit turk.

istanbulspor

Verdhezinjtë triumfuan me rezultatin 4-0 ndaj Umranijespor, në duelin e javës së 38-të, duke u renditur në vendin e 15-të me 41 pikë në 36 ndeshje, 1 më shumë se Giresunspor, që ra një kategori më poshtë.  

Jetmir Topalli dhe Eduart Rroca ishin dy heronjtë e skuadrës së Istanbulsporit në duelin e sotëm, teksa arritën të shënonin shënonin dhe asistonin.

Për të zhbllokuar sfidën mendoi Topalli në minutën e 45-të, ku pas asistit të Rrocës, bën gjithçka mirë, teksa realizon një gol fantastik për meritë të veprimeve të shkëlqyera individuale.

Në minutën e 61-të, do të ishte radha e Rrocës për të tundur rrjetën, pas asistit të Topallit, mesfushori nga Librazhdi e pati tepër të thjeshtë me portën e boshatisur të dyfishonte sfidën.  

Ndërkohë për të vulosur sfidën mendoi futbollisti Sarıkaja në minutën 90+4, i cili shënoi dhe golin e tretë dhe Eze në minutën 90+7 që realizoi golin e katërt.

Kujtojmë që meritë për këtë objektiv të realizuar nga skuadra e Istanbulspor, kanë padyshim edhe futbollistët e tjerë shqiptarë si Ethemi, Lloshaj, por edhe Guri dhe Veliu, që ndihmuan sadopak skuadrën e tyre që të mbijetonte.  

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura