VIDEO/ Rrëfimi ndryshe i Grida Dumës për politikën dhe familjen: E kam tmerr kur ma thonë me shpesh seç duhet…

Nov 11, 2018 | 15:36
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka qenë e ftuara speciale e emisionit “Shiko kush luan” me Luana Vjollcën në Top Channel. 

Në një intervistë ndruyshe, Duma ka folur për pikat e dobëta dhe të forta të saj, për tmerrin që ka në jetë, marrëdhenien që ka me djalin dhe gatimin, por dhe politikë.

Grida Dumaa

INTERVISTA E PLOTË

Cili është kujtimi juaj më i bukur?

Kujtimi më i bukur? Kur ishte mbledhur e gjithë familja dhe prisnin të më dënonin, se kisha ardhur vonë nga shkolla, dhe shfaqet partriarku i familjes që është gjyshi që vetëm me një shikim kuptohet që kisha mbrojtje absolute, në atë moment kuptova që isha e përzgjedhur.

Çfarë të motivon në jetë?

Vetë jeta, sapo mendoj që nuk shumë gjëra nuk ja vlejnë , zgjohesh në mëngjes dhe thua do vazhdoj.

A jeni spontane dhe e drejtpërdrejtë?

Spontane fare, por u sigurojë se dhe në mënyrë të sofistikuar di të jem e drejtpërdrejtë.

Me tregoni një rast në karrierën tuaj që mendoni se  keni gabuar… si e drejtpërdrejtë…

Jo unë e shtroj ndryshe, nëse kam fituar kam gabuar shumë shpesh. Por ne jetojmë në një ambient agresiv nëse unë them gabimet e mia do më gozhdojnë dhe unë nuk kam ndër mend t’i them.

Grida Duma

Cila është gjëja që doje që askush mos të kuptonte tek karakteri yt, pak a shumë pika e dobët?

Po të doja që mos ta kuptonte njeri nuk do ta thoja në këtë emision që është ndër më të shikuarit në Shqipëri.

Me çfarë krenoheni më shumë?

Krenohem me…krenohem që nuk më udhëheq inati, harroj shumë shpjet kur ma bëjnë me hile dhe më udhëheq dashura për gjëra dhe jo urrejtja për to.

Tek cili personazh i medias, apo i ndonjë libri gjen ngjashmëri me veten?

E shikoj veten tek shumë personazhe me copëza, por jo tek njëri dhe vetëm aty. Nuk dua ti them këto se do thonë që je krahasuar me Elisabetën e Anglisë.

Ka ndonjë rast kur ti nuk ke qenë dakord me ndonjë vendim që është marrë në PD?

Janë shumë raste që nuk kam ranë dakord, por kam rënë dakord me faktin që po të jesh në një organizatë politike, duhet të biesh dakord me shumicën. Por dhe në ato momente kur nuk është bërë zgjedhja e duhur dhe unë i kam menduar si të tilla, por pastaj kam kuptuar që taktikisht ndoshta duhet vepruar ashtu.

Jeni udhëheqëse apo ndjekëse?

Kush është udhëheqës di dhe të të ndjekë, sidomos di të ndjekë atë që është grupi i vetë i fuqishëm. Njeri që di të udhëheq, di të ndjekë mendimin e mirë. Njeriu që nuk di të udhëheq është njeriu i cili mendon se mendon vetëm vetë mirë.

A ju pëlqen tu komplimentojnë si një nga femrat më të bukura në politikë?

Absolutisht që më pëlqen kur më komplimentojnë apo thonë gjëra të mira, por nuk më pëlqen kur e thonë dhe nënkuptojnë, vetëm se është e bukur.

Nëse një ditë djali juaj do të kërkonte një këshillë se çfarë të bëhem kur të rritem, to do i thoje…

Në fakt unë po ja imponoj që tani. Unë po i them se ai duhet të studioj ligj se ka shumë aftësi për spekuluar. Por ai vazhdon të thotë se do të bëhet ushtarak.

A jeni shok të mirë me djalin?

Jo. Nuk ma lejon të jem shoqe fare.

Je një mami e rrepte?

Me momente, çështja është këtu kur vjen puna në fund fare dhe unë hesht dhe në fund them po ose jo.

A gatuan?

Gjithmonë, përherë, sa herë mundem.

Cila është ajo pjata që të bën të lëpish gishtat?

E kam harruar atë pjatën nuk më lejohet ajo pjata. Nuk kam mundësi të bëj aktivitet fizik sa duhet.

Cili është vendi i preferuar për të kaluar ndonjë të diel me familjen?

Afër detit pa diskutim. Do doja të thoja që deti më i bukur është deti Jon, por më i ngrohtë është Adriatiku. Nuk dua që të ma marrin për keq, por në momentin që përballesh me komunikim e vlonjatëve heq pak nga bukuria e Jonit.

Sa shpesh do të pëlqente të të thonin fjalën të dua?

Tmerr e kam kur e thonë më shpesh se duhet, por nuk e thonë shpesh. Por çështja është që, nuk e di që është e secilit se përmasa që ti tjetrin e do është përmasa që ti sakrifikon për të. Nuk ka dashuri të thënë ka dashuri të bërë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura