VIDEO/ Rrëfimi i luftëtarit të plagosur në Kumanovë: Ja si na tradhëtuan

May 22, 2015 | 9:32
SHPËRNDAJE

Njëri nga të plagosurit në Lagjen e Trimave në Kumanovë në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, ka rrëfyer për luftimet, për vrasjen e bashkëluftëtarëve dhe vrasjen e policëve maqedonas.


Për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ai tregon se nuk kanë pasur për qëllim të kryejnë luftë në vendbanim, sepse qëllimi i tyre ishte ta godisnin qeverinë maqedone, e cila nuk po respekton marrëveshjen e Kumanovës dhe se qëllimi i tyre është krijimi i Shqipërisë Etnike.

Thotë se kanë qënë të tradhtuar, sepse ata kishin për qëllim të nisnin konfliktin më 12 maj dhe se për këtë tradhti do të kërkojnë llogari.

Ai ka rrëfyer se si kanë depërtuar nëpër rrethin e policisë maqedone për tu dalë në ndihmë bashkëluftëtarëve.

Zhurnal

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura