Video/ Rrëfimi i fundit në publik i gruas së Stefit: Vetë jeta është surprizë

Dec 1, 2015 | 16:05
SHPËRNDAJE

“Vetë jeta është surprizë, na paraqet gjithmonë situata qoftë për të shprehur dashurinë qoftë je gjithmonë përpara një të panjohure”.

Ky ka qenë koncepti i Marina Priftit, bashkoshortes së Stefi Priftit, për surprizat, e thënë dy vjet më parë, në daljen e tyre të fundit në publik në emisionin “Pasdite” në Tv Klan. Rreth 20 vite martuar, ata u ndanë sot, me vdekjen tragjike të Marinës në një moshë shumë të re.

Në këtë emision Marina dhe këngëtari korçar Stefi Prifti, kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë dhe kurorëzimin në martesë.

historia e dashurise-marina-stefi

Marina tregon se shkruante herë pas here poezi për këngët e Stefi Priftit. Ajo ka theksuar dy vjet më parë: “po i kemi gati dhe mezi presim që ti realizoje Stefi kemi shumë këngë të pajisura me tekste dhe presim edhe momentin kur do realizohen në studio”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura