VIDEO/ Rotacioni i Solskjaer nuk funksionon, Junajtid shmang humbjen falë VAR-it

Oct 2, 2021 | 15:35
SHPËRNDAJE

Mançester Junajtid është ndaluar në një barazim 1-1 me Evertonin në javën e 7-të të Premier Ligës.

junajtid everton

Kristiano Ronaldo e nisi nga stoli këtë sfidë me Solskjaer që i besoi majën e sulmit bomberit Edinson Kavani që nuk arriti të lërë gjurmë në këtë takim. 2 minuta nga fundi i pjesës së parë, Martial dërgoi në avantazh ‘’djajtë e kuq’’ duke çuar në delir të pranishmit në ‘’Old Trafford’’.

Në pjesën e dytë Solskjaer mendoi të mbyllte ndeshjen duke hedhur në fushë Zhadon Sançon, Ronaldon dhe Pogban, por nuk shkoi çdo gjë siç duhej. Taunsend barazoi shifrat në minutën e 65-të të takimit duke shtangur skuadrën e Solskjaer.

5 minuta nga fundi, Everton shënoi dhe golin e dytë me Jari Mina, por goli i anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.

Një ndeshje jo e mirë për Mançesterin e cila bën një hap fals në kampionat ku në dy ndeshjen e fundit ka arritur të marrë vetëm 1 pikë, ndërsa Everton ngjitet në vendin e tretë në tabelë në kuotën e 14 pikëve.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura