VIDEO / Ronaldon nuk e mbajnë nervat, godet me shpullë futbollistin e Irlandës

Sep 1, 2021 | 22:35
SHPËRNDAJE

Kristiano Ronaldo duket se kërkon me çdo kusht që të thyejë rekordin botëror të Ali Daei dhe fakti që nuk po e bën të tijin ende, ka nervozuar disi futbollistin portugez.

ronaldo

Në fillimin e ndeshjes ndaj Irlandës, ai kishte mundësinë që të shkruante emrin e tij edhe më shumë në librin e rekordeve, pasi për Portugalinë u dha një 11-metërsh,.

Por para asaj gjuajtje, ai shprehu nervozizmin e tij në mënyrë të pazakontë. Mbrojtësi Dara O’Shi u afrua te pika e penalltisë dhe i shtyu topin, ndërsa Ronaldo si rrallëherë reagoi ashpër duke goditur me shpullë futbollistin kundërshtar.

Një gjest që nuk u pa nga gjyqtari, që mund të ndëshkonte lojtarin portugez. Megjithatë, ai moment duket se shpërqendroi Ronaldon, i cili pa gjuajtjen e tij të pritej nga portieri kundërshtar.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura