VIDEO/ Ronaldo kthehet në “Old Trafford”: Nëse shënoj nesër…

Oct 22, 2018 | 21:36
SHPËRNDAJE

Të kthehesh aty ku shkëlqeve për herë të parë është gjithmonë diçka fantastike për një futbollist. Njësoj si një kthim në shtëpi. Kjo po i ndodh dhe portugezit Kristiano Ronaldo i cili ka vizituar sot sërish nga brenda stadiumin “Old Trafford” aty ku ai shfaqi talentin e tij.

Ronaldo

Ditën e sotme padyshim që lojtari i Juventusit në konferencë për shtyp ishte ai ku foli për rikthimin e tij teksa tha:

Kujtimet te Junajtid?

Fitova shumë trofe këtu, Kupa, Liga, Champions League dhe unë e kujtoj mbështetjen shumë mirë. Mbështetja e tifozëve ka qenë fantastike. Ferguson është një njeri që nuk do e harroj kurrë, dhe dua të shpreh falënderimet e mira për të.

Herën e fundit që i shënove gol Junajtid nuk festove. A do të festosh po shënove nesër?

Nëse shënoj nesër do e bëj si herën e fundit.

kristiano ronaldoronaldo 1

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura