VIDEO/ Ronaldo kthehet në shtëpi, Belgjika shkurorëzon Portugalinë! “Djajtë e Kuq”, i pret Italia në çerekfinale

Jun 27, 2021 | 22:58
SHPËRNDAJE

Mjaftoi një gol i Thorgen Hazard, për të vendosur supersfidën mes Belgjikës dhe Portugalisë. “Djajtë e Kuq”, arritën të siguronin një “biletë” për në fazën çerekfinale, duke nxjerrë kështu jashtë, kampionët në fuqi të Europianit.

ssssssss

Një përballje tepër e luftuar, teksa në fund ishin belgët ata që festuan falë golit të shënuar në minutën e 42-të. Pavarësisht përpjekjeve, luzitanët, të udhëhequr nga Kristiano Ronaldo, nuk arritën të shmangnin këtë disfatë, duke e parë tashmë veten jashtë EURO 2020. Një tjetër përballje e zjarrtë i pret “djajtë e kuq” të Belgjikës, që në çerekfinale do të përballen me Italinë e Manccinit.

FT: BELGJIKË-PORTUGALI 1-0

Th.Hazard 42′

KOMENTI LIVE:

90+5′ Zëvendësim te Belgjika, largohet autori i golit Thorgen Hazard vendin e tij e merr Dendonker.

90+4′ Pranë golit të barazimit Portugalia me Zhoao Feliks, gjuajtja e tij shkoi jashtë kuadratit.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

88′ Emocionet kapin maksimumin, Andre Silva, provon të ndëshkojë belgët, por i vëmendshëm aty Kurtua që kontrollon gjithçka.

87′ Zëvendësim i detyruar te Belgjika, largohet Eden Hazard, në lojë Karasko.

83′ Shtylla i mohon golin Guerreros, që provoi me një tentativë fluturimthi, por ishte i pafat.

82′ Minuta mjaft të mira për Portugalinë që hidhen në sulm në kërkim të golit. Ruben Diaz godet bukur me kokë pas një harkimi nga këndi, por grushton Kurtua.

81′ Shkon në 5 numri i kartonëve të verdhë, ndëshkohet edhe mbrojtësi Alderveil.

78′ Dy zëvendësimet e fundit te Portugalia, largohen Palhinha dhe Sançez, në vendin e tyre Danilo dhe Serxhio Oliverira.

76′ Momente tensioni në fushë, pas ndërhyrjeve të gabuara ndaj Lukakut dhe Thorgen Hazard. Ndizet sfida! Pepe ndëshkohet me karton të verdhë.

72′ Vermalen është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë.

70′ Tjetër zëvendësim te Portugalia, Zhota i lë vendin Andre Silvës.

58′ Shans i artë për Portugalinë me Zhotën, tentativa e sulmuesit të Liverpulit në hyrje të zonës, shkoi mbi kuadratin e portës.

55′ Dy zëvendësime te Portugalia, largohen Zhoao Mutinjo dhe Bernardo Silva në lojë  Zhoao Feliks dhe Bruno Fernandesh.

48′ Zëvendësim te Belgjika, largohet De Bryjn, në vendin e tij Mertens.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

45′ Palhinha është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë.

42′ GOOOL BELGJIKA/ Thorgen Hazard kalon në avantazh “djajtë” falë një supergoli nga distanca, duke shtangur portierin Rui Patrisio.

25′ Momente drithërimash në portën e Kurtua. Ronaldo provon me një predhë nga goditja e dënimit, por tentativa e yllit portugez grushtohet në vështirësi nga gardiani belg.

20′ Minuta të qeta në këtë harkon kohor, të dy skuadrat studiojnë njëra-tjetrën, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

10′ Provon edhe Belgjika me Eden Hazard, por gjuajtja e tij shkoi mbi kuadratin e portës së mbrojtur nga Rui Patrisio.

6′ Rast i artë për Portugalinë me Zhotën, i cili provoi me të majtën brenda zonës, por gjuajtja e tij ishte e gabuar, duke sfumuar kështu një mundësi të mirë shënimi.

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

BELGJIKA – (3-4-3): Kurtua; Aldervaireld, Vertongen, Vermalen; Monie, Tilemo, Vitsel, Th. Hazard; De Bryjne, E.Hazard, Romelu Lukaku. Trajner: Roberto Martinez.

PORTUGALIA – (4-3-3): Rui Partisio; Dalo, Ruben Diaz, Pepe, Guerreiro; Yhoao Mutinjo, Zhoao Palhinja, Renato Sançez; Bernardo Silva, Diogo Zhota, Kristiano Ronaldo. Trajner: Fernando Santos.

bel 1

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura