VIDEO/ Roma fiton mes spektaklit, Napolit nuk i mjafton goli i Milik

Nov 2, 2019 | 17:08
SHPËRNDAJE

Roma ka mposhtur në shtëpi Napolin me rezultatin 2-1, në një ndeshje që dhuroi spektakël.ROMA

Ndeshja nisi me të dyja skuadrat në sulm, të cilat e kërkonin me ngul golin e avantazhit. Ishte Nikolo Zaniolo, i cili hapi sfidën në minutën e 19’, me një gol shumë të bukur nga jashtë zonës.

Në minutën e 26’, Kolarov humbi një 11-metërsh, duke dështuar t’i jepte ekipit të tij avantazhin e dyfishtë. Napoli e kërkoi me çdo kusht golin e barazimit në pjesën e parë, teksa kishte shumë raste, por nuk ia doli, duke shkuar në dhomat e zhveshjes në disavantazhin e 1 goli.

Kur të gjithë mendonin se në pjesën e dytë të kaltrit do të gjenin golin e barazimit, ishte Roma që shënoi në minutën e 55’ me Veretu, i cili shënoi nga pika e bardhë. Napoli ngushtoi shifrat në minutën e 72’, teksa Milik dërgoi në rrjetë një top të marrë nga Lozano.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta nga të kaltrit, ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të Romës. Tashmë kryeqytetasit e shohin vetën në vendin e tretë me 22 pikë, ndërsa Napoli renditet në vendin e 7-të me 18 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura