Goli i vitit është shënuar në Francë ditën e djeshme, në ndeshjen e Ligue 1, në përballjen mes Lorie dhe Nantes.
Këta të fundit shënuan të parët me Kolo në minutën e 2-të, ndërsa Lorie barazoi shifrat në minutën e 87, me Armand Lorient. Ky i fundit ka realizuar një gol të çmendur nga goditja e dënimit, nga një distancë shumë e largët, duke na sjellë menjëherë në mendje golat që i kemi parë shpesh nga dy brazilianët, Roberto Karlos apo Zhuninjo.
Një ekzekutim perfekt i Lorient, i cili pa diskutim pritet të jetë goli i vitit në Francë, por jo vetëm. Për më shumë shijoni perlën në minutat e fundit të ndeshjes:
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al