VIDEO/ “Rilindja organizatë kriminale?”, Rama i përgjigjet komentuesit: Luli është kryekadri, si Andi, Turi, Qimi…

Nov 8, 2018 | 18:56
SHPËRNDAJE

Përmes një videomesazhi Edi Ram i ka kthyer përgjigje një komentuesi në Facebook, i cili në fakt ka replikuar me një tjetër komentuese, të cilën ai e quan “trushplarë të Rilindjes”.

Në këtë koment, personi me emrin Kadri, i hakërrehet komentueses me emrin Domenika duke i thënë ndër të tjera se ajo si mbështetëse e PS, është “pjesë e kësaj organizatë kriminale”, duke shtuar se do të pendohet dhe se do të zhgënjehet dhe do t’i vij turp nga vetja.

Rama i është përgjigjur “Kadriut” duke dalë në mbrojtje të Domenikës.

“Kadriu nuk është Kadriu, ky gojështhurur i paepur që fshihet pas emrit Kadri, ai mund të jetë Fahri, Nikollë, Ylli, Çimi, por mund të jetë dhe Lulzim, ose çdo lloj luleje në ferrën e madhe të katundit politik”, shprehet Rama.

“Ky Kadriu të thotë ty e dashur Domenika, se je pjesë e një organizate kriminale, fiks njësoj se Kadrinjtë mediatikë me radhë, deri të kryekadriu Lulzim, u thonë përfaqësuesve të PS, me mua në krye, që jam gjahu i preferuar, dil shih shkollat e spitalet ku janë katandisur, shkruan Kadriu, pastaj i quan dele të gjithë ata që nuk janë Kadri si ai, që e dinë se çdo plagë është e vjetër por sot po kurohet”, thotë Rama.

“Më e bukura e kësaj lufte me Kadriun me njeriun, është se po të jetë për këtë specie, ne rrojmë një mijë vjet sepse Kadriut i beson vetëm Kadriu dhe këtij populli dele, siç Kadriu e quan me përçmim, s’ka Kadri që e shet Kadriun si njeri.”, shprehet kryeministri.

Më poshtë mund të ndiqni videon e plotë:

 

 

45454544454454445
44

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura