VIDEO/ Rikthim në vitin 2009, kur Apolonia mundte Tiranën dhe serbët bënin namin

Feb 24, 2018 | 13:10
SHPËRNDAJE

Për herë të fundit, Apolonia ka fituar ndaj Tiranës më 26 shtator 2009 (dëshmitar i vetëm i asaj date është kapiteni bardheblu Erando Karabeci).

thyh

Në atë kohë fierakët drejtoheshin nga trajneri karizmatik Esad Karishik, i cili ndërtoi një nga skuadrat më të mira gjatë të gjithë historisë së klubit fierak. Apolonia u rendit e treta fazën e parë të atij sezoni, me pikë të barabarta me Dinamon e vendit të dytë, ndërsa në fund të sezonit ra nga kategoria.

apolonia tirana

Çudira fierake! Dhe që atëherë, skuadra ka lundruar në ujëra të turbullta, duke milituar gjithmonë e më shumë në Kategorinë e Parë e ndaj Tiranës ka harruar dhe shijen e golit, le më të pikëve.

Për nostalgji, sidomos të tifozërisë fierake, “Panorama Sport” po risjell skedën e fitores së fundit të Apolonisë, datuar më 26 shtator 2009. Sot, të dyja ekipet janë në Kategorinë e Parë.

jui

Apolonia po kalon momente të vështira dhe duket shumë e largët viti i rikthimit. Ndërsa Tirana ka si objektiv kryesor vendin e parë në fund të këtij kampionati.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura