VIDEO/ Rikthehet bomberi Cikalleshi, bën dopietë në Kupën e Turqisë

Jan 13, 2016 | 16:24
SHPËRNDAJE

Është momenti i Sokol Cikalleshit. Sulmuesi kuqezi nuk ka të ndalur në Kupën e Turqisë me ekipin e tij, Basaksehir.

Edhe në ndeshjen e sotme ndaj Bandirmaspor, Çikalleshi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës duke realizuar një dygolësh dhe duke i dhënë fitoren e radhës skuadrës së tij që kryeson e vetme me 10 pikë renditjen në grup.

Cikalleshi ka zhbllokuar sfidën në minutën e 43′ duke shënuar golin e parë dhe duke e mbyllur pjesën e parë në shifrat 1-0.

Megjithatë, Cikalleshi nuk u ndal me kaq teksa në pjesën dytë saktësisht në minutën e 59′ shënoi edhe golin e dytë për ekipin e tij duke plotësuar edhe dopietën personale.

Me paraqitjet e fundit, sulmuesi kuqezi po tregon se është kthyer në formën më të mirë dhe po vazhdon të bindë trajnerin që me formën e tij t’i sigurojë një vend titullari në ekip.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura