VIDEO/ Rikthehen dy të huaj tek Tirana, Karabeci “mesazh” Memës me një… perlë

Jan 7, 2019 | 19:59
SHPËRNDAJE

Tirana ka zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore me ekipin bardheblu U-19, në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”. Pasi kryen stërvitjen e zakonshme, ku ra në sy edhe rikthimi ditën e sotme i sulmuesit Ngo dhe mesfushorit Maveje,trajneri Mema kishte menduar që të organizonte edhe një test me të rinjtë e klubit.

karabeci mema

Miqësorja përfundoi me shifrat e thella 7-0 për ekipin e parë, ndërsa një nga golat e shënuar u ekzekutua në mënyrë perfekte nga Erando Karabeci nga një goditje dënimi.

49833708_565067333963803_2273773940113408000_n

Kapiteni i bardhebluve, i cili prej kohësh lëkundet mes stolit dhe fanellës së titullarit, me një goditje të tillë, i dërgon një “mesazh” Memës për të qenë në formacionin stabël në këtë gjysmë të dytë të sezonit.

PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura