VIDEO/ Rike Roci dhe Erjona Sulejmani të pranishme në “San Siro”, dy bukuroshet shqiptare ndezën atmosferën e derbit

Feb 10, 2020 | 15:15
SHPËRNDAJE

Dy bukuroshet shqiptare, Rike Roci dhe Erjona Sulejmani, njihen si dy tifoze të çmendura të futbollit, të cilat shpesh herë frekuentojnë edhe stadiumin.

roci sulejmani

Erjona Sulejmani e cila ka pasur një të kaluar edhe me mesfushorin shqiptar Blerim Xhemaili, së bashku me Rike Rocin kanë qenë ditën e djeshme në “San Siro”, për të ndjekur nga afër derbin mes Interit dhe Milanit.

Erjona bënte tifo për zikaltërit dhe doli nga ndeshja e gëzuar, ndryshe nga mikja e saj, që ka në zemër Milanin dhe doli e zhgënjyer ditën e djeshme.

Megjithatë pavarësisht se njëra doli humbëse dhe tjetra fituese, të dyja bukuroshet e shijuan në maksimum ndeshjen e djeshme, pasi spektakli nuk mungoi. Të dyja i ndanë disa nga momentet e tyre në stadium, me fansat e rtyre që janë të shumtë në “Instagram”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura