VIDEO/ Rezulton i zhdukur prej dy muajsh, ja si u rrëmbye në mes të qytetit Elvis Troqe

Sep 12, 2018 | 23:45
SHPËRNDAJE

Gazetari i Artan Hoxha siguron ekskluzivisht videon e rrëmbimit të një personi në qytetin e Vlorës në muajin korrik, i cili edhe sot e kësaj dite rezulton i zhdukur. Fjala është për të riun Elvis Troqe fati i të cilit nuk dihet prej dy muajsh. Video u transmetua në emisionin “Repolitix” në Report TV.

Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga gazetari i Report Tv, Artan Hoxha, duken dy automjete, një i rrëmbyesve dhe tjetri i bashkëpunëtorit i cili mban në monitorim objektivin. Troqe vëzhgohet fillimisht për vendndodhjen e tij, teksa ndodhej në ambientet e një bar-kafe.

Rrëmbyesit sinjalizohen nga informatori dhe më pas aty mbërrin makina tjetër një automjet tip “Mercedes-Benz”. Viktima përshëndetet fillimisht me drejtuesin e automjetit dhe më pas hipën me vetëdije, por pas asaj dite ai nuk është parë më dhe është denoncuar i zhdukur në polici.

Në qytetin e Vlorës rezultojnë tre persona të zhdukur, Albano Xhaferri 34-vjeç, Marjo Metushaj dhe Elvis Troqe.

Shqiptarja.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura