VIDEO/ Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, nën “pushtetin” e ujit disa rrugë

Nov 9, 2019 | 22:38
SHPËRNDAJE

Reshjet e shiut, të nisura rreth orës 16:00 të kësaj te shtune, me një intensitet më të lartë gjatë orëve të mbrëmjes, kanë shkaktuar përmbytje në Vlore. Uji ka arritur në rrugët e qytetit në disa centimetra.

Aksi me problematik mbetet zona e njohur si “Albano dhe Romina”. Problem gjithashtu është edhe bulevardi i ri Vlorë Skele, lagja Pavarësia pranë universitetit “Ismail Qemali” si dhe portit Detar.

vlore 1

Po ashtu probleme ka edhe në  akset e tjera lidhëse ndërmjet bulevardit Vlorë Skelë dhe rrugës Transballkanike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura