VIDEO/ Reshje dëbore në një sërë zonash të vendit. Në Dibër arrin 40 cm

Apr 1, 2020 | 19:02
SHPËRNDAJE

Në shumë zona të vendit, vazhdojnë reshjet e dëborës me intensitet.

debore

Reshjet kanë filluar që prej natës së kaluar, ndërsa kanë përfshirë zonat veriore, verilindore dhe juglindore.

Në Dibër, trashësia e dëborës është rreht 40 cm. Pasditen e sotme po vijojnë reshjet e dëborës edhe në qarkun e Korçës.

 

Njoftimi i ARRSH:

Reshje dëbore në Qarkun e Korçës on Vidnews.

Gjatë natës gjithë territori është përfshirë nga reshje të dendura ? kryesisht në veri ka pasur reshje bore ?️

Si në: Dibër, Tropojë, Peshkopi, Pukë, Kukës, Shkodër e pjesërisht në Lezhë.

? Nga ana e kontraktorëve është punuar dhe po punohet për shpëndarjen e kripës dhe pastrimin me borëpastrueset për sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjithe akset.

? Në Qarkun e Dibrës trashësia e borës arrin në 40 cm.

?Në segmentet Kuben-Vasie, në pjesën fundore në lartësinë mbi 1000 m, te Kalaja e Dodës për shkak të ngricës dhe borës, që vazhdon me erë, rekomandohet përdorimi i zinxhireve.

⚠️ Në Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve.

?Në segmentet e Tropojës, në B. Curri-Valbonë trashësia e borës është 40 cm, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

✔️Në të gjitha segmentet e tjera, me gjithë reshjet e borës që vazhdojnë, po punohet nga kontraktorët dhe qarkullimi kryhet normalisht.

?Në këtë situatë rekomandohet që përdoruesit e mjeteve të lëvizin me kujdes, duke respektuar sinjalistikën rrugore të ulin shpejtësinë për shkak të ngricave dhe lagështirës në rrugë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura