VIDEO/ Rekord historik, trajneri zëvendëson futbollistin në sekondën e 13-të të ndeshjes. Ja arsyeja

Sep 22, 2020 | 16:16
SHPËRNDAJE

Çudira nga Estonia! Në ndeshjen e kampionatit elitar mes Nome Kalju dhe Levadia Talin, është regjistruar zëvendësimi më i shpejtë i bërë ndonjëherë në historinë e futbollit.

Zevendesimi

Trajneri i Nome Kalju largoi nga fushë në sekondën e 13-të futbollistin 16-vjeçar Sup. Ky zëvendësim rekord ndodhi për shkak të rregullit në Premier Ligën estonese, ku secila skuadër duhet ta fillojë ndeshjen me të paktën 2 futbollistë që janë formuar në këtë klub.

Me qenë se shumë futbollistë të Kalju, janë në karantinë për shkak të COVID-it, 16-vjeçari Sup, e nisi ndeshjen si titullar, për të qenë komfor rregullit, teksa u zëvendësua nga ukrainasi Vladislav Homutov në sekondën e 13-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura