VIDEO/ Refugjatët të trembur nga shqiptarët: Ka shumë mafia atje

May 24, 2016 | 8:43
SHPËRNDAJE

Refugjatët nga vendet në konflikt të cilët ndodhen në Greqi, e kanë të hapur kufirin me Shqipërinë por ata refuzojnë të ndjekin këtë rrugë për të shkuar në vendet perëndimore të Bashkimit Evropian.

Arsyeja? Shumë emigrantë ndodhen pranë kufirit Greqi-Shqipëri thonë se kanë shumë rreziqe kalimi i kufirit në Shqipëri.

Kjo dëshmohet në një reportazh të “Al Jazeera”.

Edhe pse kalimi për në Shqipëri është e vetmja mundësi që ata të shkojnë në destinacionet e synuara, ata përsëri nuk e provojnë këtë.hamza

Një refugjat nga Palestina thotë: “Ka shumë mafia atje dhe të grabisin ndonjëherë”.

Ai tregon rastin e disa të rinjve që janë përdhunuar dhe janë zhdukur.

“Disa të rinj që kaluan kufirin me Shqipërinë nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me ta, janë zhdukur”, tregon ai.

Policia kufitare e Shqipërisë ka kapur vetëm shtatë sirianë që kanë kaluar kufirin në muaj e fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura