VIDEO/ Reali merr leksion të mirë nga ekipi i ngjitur në La Liga, kampionët e Spanjës ngrejnë shumë pikëpyetje

Oct 17, 2020 | 22:41
SHPËRNDAJE

Real Madridi pësoi humbje shokuese në fushën e tij nga Kadizi me rezultatin 0-1. Kampionët në fuqi të Spanjës dështuan të merrnin maksimumin ndaj rivalëve andaluzianë që këtë sezon janë ngjitur në La Liga.

1602946009_951543_1602957970_noticia_normal_recorte1

Miqtë realizuan pas një përgjumjeje dhe mungese pozicionimi të saktë mbrojtëve madrilenë pas 16 minutave lojë.
Ekipi i Zidan dominoi vetëm në qarkullimin e topit teksa goditi dy herë drejt portës nga 14 tentativat që provoi.

Kjo humbje ndez alarmin për ecurinë e sezonit teksa “Los Blancos” po vuajnë në repartin ofensiv.

FT| Real Madrid-Kadiz 0-1
Lozano 16′

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura