Ndryshe nga Barcelona, Real Madridi nuk u lodh shumë për të eliminuar nga Kupa e Mbretit modestët e Unionistas.
Madrilenët fituan 1-3 me golat e Garet Bejl dhe Brahim Diaz, ndërsa vetë vendasit u dhanë një ndihmë në golin e dytë.
Ekipi i Zinedin Zidan luan sërish jashtë këtë javë teksa duhet të udhëtojë në fushën e Real Valadolitit për t’u përballur në kuadër të kampionatit spanjoll.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al