VIDEO/ Rasti i Lleshit, si kanë vepruar Presidentët e Italisë për mosdekretimin e ministrave. Ngjashmëria me Kushtetutën tonë

Nov 11, 2018 | 21:17
SHPËRNDAJE

Mosdekretimi i Sandër Lleshit për postin e Ministrit të Brendshëm, nga ana e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, solli debate të forta në politikën shqiptare.

Por çfarë ka ndodhur në shtetin italian, ku presidenti ka rrezuar disa dekrete ministrash, dhe që ka më pak kompetenca se Presidenti i Shqipërisë?

Në kushtetutën e Italisë, ashtu dhe në atë të Shqipërisë, në asnjë moment nuk thuhet se presidenti nuk ka të drejtë të rrëzojë dekretin e propozuar nga kryeministri.

Madje në Itali, Presidentët, të cilët kanë më pak kompetenca se kreu i shtetit në Shqipëri e kanë ushtruar katër herë kompetencën për të refuzuar një propozim për emërim ministri. Gjithashtu neni 92 i Kushtetutës italiane është i njëjtë me nenin 98 të Kushtetutës sonë.

Video në vijim shpjegon 5 fakte italiane, se si janë sjellë presidentët e Italisë kur kanë rrëzuar dekretin e kryeministrit dhe çfarë parashikon kushtetuta e tyre.

(Video është përgatitur nga një studio ligjore shqiptare)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura