VIDEO/ Rama zbulon emrin: Vetëm me 1 ministër të LSI-së s’kam punuar dot. Ai s’ishte për atë punë

Jun 5, 2017 | 9:30
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka folur sot në “Fakt” të Çim Pekës ne Syri.net duke thënë se çështja e korrupsionit nuk është vetëm çështje e LSI-së.

Ai ka thënë se ka punuar mjaft mirë me të gjithë ministrat e LSI-së, përveçse me Ylli Manjanin.

“Me të gjithë kam punuar mirë, veç se me Ylli Manjanin. Ai nuk ishte për atë punë”, tha Rama.

I pyetur se përse e pranoi emërimin e tij, Rama tha: “Thashë ta provoja një herë sepse nuk doja ta besoja që nuk ishte për atë punë. Thashë t’i jap një shans”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura