Video/ Rama viziton familjen Cuka që humbi dy pjesëtarë nga tërmeti në Thumanë: Kush ka zanat s’ngelet në baltë

Feb 13, 2020 | 20:11
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj ishte në banesën e re të familjes Cuka, nga Thumana. Ata janë strehuar në një shtëpi të re në Tiranë, në zonën e Don Boskos.

rama cuka tirane

Në 26 nëntor familja Cuka humbi dy prej anëtarëve të saj, si pasojë e tërmetit të fuqishëm, që la pas dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur.

Teksa janë futur në familjen Cuka dhe janë ulur, gjyshi i shtëpisë e ka ftuar kryebashkiakun Veliaj që të ulej pranë kryeministrit, por ai nuk ka pranuar duke pohuar se ishte me të gjithë ditën.

Erion Veliaj: Kryetar ulu aty ti.

Gjyshi: Hajde ulu edhe ti.

Erion Veliaj: Jo, jo, pa merak, unë me atë jam gjithë ditën, po rri ti içik.

Më tej Veliaj i ofroi një punë në bashkinë e Tiranës, në sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve, Bujar Cukës, kryefamiljarit, i cili kishte humbur edhe biznesin e tij si pasojë e tërmetit.

Erion Veliaj: Nuk kthehet gjë dot mbrapsh po të paktën një hall më pak. Shtëpia është një hall më pak.

Edi Rama: Tani është mirë që ta sistemoni në një punë këtu. Se nuk është as larg, po nuk është as afër si me thënë. Ti e ke zanatin, ti je në rregull. Kush ka zanat nuk ngelet n’baltë.

Erion Veliaj: Jo vetëm ka zanatin, por Bujari më parë ka pasur një brigadë me të cilën bënte edhe instalime, edhe hidro, edhe gips. Kështu që edhe me Besnikun e flasim se edhe ne kemi punë të vogla në Bashki. Po i bëjmë një transferim në UKT, ose t’i rikuperojmë atë biznes të ri në Tiranë, por gjithsesi një fillimin i ri në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura