Video/ Rama u ‘kërkon ndihmë’ për përmirësimin e qeverisjes, qytetarët i sulen me ankesa

Oct 12, 2017 | 11:42
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka ndare me ndjekesit e tij ne FB, nje pjese tjeter te platformes online “Për Shqipërinë që Duam”, duke ftuar shqiptaret te behen pjese e diskutimit me ide, e opinione per reformat, apo duke dhënë propozime për se si mund të përmirësohet qeverisja në tërësi, apo rezultatet në një fushë të caktuar.

rama kryeministria

Pas postimit, si gjithnje kane vershuar komentete nga ndjekesit e tij ne FB, ku bashke me urimet, nuk mungojne kerkesat, ankesat dhe kritikat.

Postimi i Rames 

MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë demonstrim të thjeshtë se si, çdo anëtar i regjistruar i koalicionit qeverisës me qytetarët, mund të përdorë dritaren “Fjala Ime” në Platformën online “Për Shqipërinë që Duam” për të ndarë opinionin mbi reformat dhe projektet që janë aktualisht në diskutim, apo duke dhënë propozime për se si mund të përmirësohet qeverisja në tërësi, apo rezultatet në një fushë të caktuar.

Për këto e plot të tjera që do t’i mësoni me një vizitë në Platformën online të Bashkëqeverisjes, mjafton të regjistroheni si pjesëtarë aktivë të Aleancës për Shqipërinë që duam në www.shqiperiaqeduam.al

Komentet

komente

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura