VIDEO/ Rama tregon policin që e mbron prej 22 vitesh në SHBA, shkëmben batuta: Ky është Erioni nga Tirana, por jo “lali”

Feb 5, 2020 | 17:05
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në SHBA dhe do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë për ngritjen e njësisë së re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion.

rama erion

Nëpërmjet një video postuar në facebook, Rama ka treguar edhe policin që e mbron prej 22 vitesh kur shkon në SHBA.

Rama bën me dije se ai quhet Erion, por mes batutash thotë se nuk është ‘lali’, kryebashkiaku i Tiranës.

“Në Washington DC me Erionin nga Tirana. Jo lali, po është një Erion tjetër që ka 22 vjet dhe ky më mbron mua këtu”, thotë kryeministri, ndërsa ka vijuar me përshëndetjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura