VIDEO/ Rama tregon historinë e ndërtimit të shkollës “Kosova” dhe sulmon gjykatat

Sep 17, 2018 | 15:00
SHPËRNDAJE

Pas videos prezantuese sot në mëngjes, Kryeministri Edi Rama ka qenë dhe në ceremoninë e inaugurimit të shkollës “Kosova”.

Me këtë rast numri 1 i qeverisë mbajti dhe një fjalë ku nuk harroi që të kujtojnë historinë e ndërtimit të kësaj shkolle.


Kryeministri tha se historia e kësaj shkolle mund të bëhet dhe një libër sepse ka njohur të gjitha, nga lufta për të marrë truallin e deri tek korrupsioni i gjykatave dhe prerja e pishave.

Ndërsa më tej tha se fokusi i qeverisë është arsimi dhe janë financuar 17 shkolla të reja nga projekti 1 miliardë për rindërtim.

“Historia e shkollës ‘Kosova’ ishte babëzi korrupsioni me gjykatat. Sami Frashëri thoshte se nëse do të mbjellësh për një vit mbill misër e grurë, e nëse do të mbjellësh përgjithmonë mbill arsim e kulturë. Kjo është ajo që po bëjmë çdo ditë për arsimin. Së bashku me Bashkinë e Tiranës do të nisim projektin e madh për ndërtimin e 17 shkollave. Janë 17 shkolla që janë në fazën finale të zbatimit të kontratave.”, tha Rama.

Vit të gëzuar shkollor me “Kosovën” e rilindur. Rama flet për luftën me ata që e morën dhe dogjën

Kryeministri Rama e ka nisur diten sot, qe eshte edhe nisja e vitit te ri shkollor per nxenesit e arsimit te detyruar, me pamje nga shkolla e re Kosova. Personi qe prezanton kete shkolle eshte ish nxenes i saj shume vite me pare, por edhe nje emer shume i njohur, Ardit Gjebrea.

gjebrea

“MIRËMËNGJES dhe pas një lufte afro pesëmbëdhjetë vjeçare, me ata që e morën padrejtësisht si pronë, me ata që e dogjën, pabesisht si godinë, me ata që përmes gjykatësish të korruptuar donin ta kthenin këndin e saj historik në pallat, kam kënaqësinë t’ju uroj të gjithëve një vit të gëzuar e të suksesshëm shkollor, me “Kosovën” e rilindur, shkollën simbol të historisë së Tiranës që sot u hap fëmijëve dyert e të ardhmes, si mishërimi i ambicies sonë për Tiranën që duam, për Shqipërinë që duam ?”- shkruan Rama. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura