VIDEO/ Rama tregon gjendjen e tij një ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës Pfizer, Silva Bino jep detajet për flakonat dhe kur nis vaksinimi i të moshuarve

Jan 12, 2021 | 11:09
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishin sot në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në ditën e dytë të vaksinimit për koronavirusin.

Ndërsa në ditën e parë u vaksinuan 50 mjekë e infermierë të spitalit Infektiv, këtë të martë tha ministrja Manastirliu do të vijohet me mjekët e tjerë dhe infermierët e dy spitaleve Covid1 dhe Covid2, si dhe me epidemiologëve nga Tirana, Durrësi, Kruja e Kavaja.

“Nuk kemi pasur asnjë informacion në lidhje me efektet anësore“, u shpreh Manastirliu për ditën e parë.

Shefja e vaksinimit tha i shpjegoi kryeministrit Rama se në ambientet e stadiumit është vendosur një frigorifer dhe “nxjerrim aq sa është e nevojshme. Cdo flakon shkon deri në 6 doza”.

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino dha lajmin e mirë se vaksinimi për të moshuarit do nisë menjëherë krahas mjekeve e infermierëve.

“Do bëjmë vaksinim të kombinuar”, shtoi Manastirliu.

vaksina pfizer tirane

Ndërkaq, Bino i shpjegoi gjithashtu kryeministrit Rama se në ditën e parë të vaksinimit nuk ka pasur asnjë humbje flakoni.

“Dje s’kemi humbur asnjë humbje flakoni, në kuptimin e dozave, s’kemi asnjë dozë të humbur. Sepse cdo flakon duhet të bëhet sipas kohës së saktë, pra kur e hapim flakonin duhet të përdoret brenda 2 orësh, e në frigorifer duhet të rrijë e të përdoret brenda 6 orësh. E kemi organizuar në mënyrë që mos humbim asnjë dozë qe gjithe secili te vaksinohet ne kohen e duhur”.

“Këtu ne mund të vaksinojmë 600 veta brenda ditës”, tha Bino.

Ndërsa Rama u përshëndet me epidemiologët që prisnin të vaksinoheshin, u shpreh se ai vetë ndihej shumë mirë një ditë pas vaksinimit.

“Hajt se shumë mirë do shkojë. Nuk ka asnjë problem. Se unë pasi bëra dje më conin sms “hë si je”. Po mirë jam“, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura