VIDEO/ Rama telefonatë me kandidaten e PS: Këtyre xhagajdurëve të LSI duhet t’u japim dërrmën më 25 prill. Muzhaqi: Po kthehen në PD

Apr 8, 2021 | 19:17
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një telefonatë me kandidaten për deputete të kësaj partie në Tiranë, Bora Muzhaqi, e renditur në vendin e 31.

Biseda e tyre është përqendruar tek mbështetësit e LSI në kryeqytet, ku Rama jep porosi që “tu jepet dërrma më 25 prill”.

Kandidatja i thotë Ramës se një pjesë e tyre po kthehen në PD.

Rama përdori edhe një term fyes për mbështetësit e LSI-së, duke i quajtur xhagajdurë që do të thotë të “pacipë”.

TELEFONATA E EDI RAMËS ME KANIDATEN E PSEDI RAMA: Bora, si je Bora?

BORA MUZHAQI: Mirë kryeministër, si jeni

EDI RAMA: Unë mirë jam, si shkon puna.

BORA MUZHAQI: Mirë, mbarova një takim me studentët. Vijojnë me mbështetjen e tyre, në fillim janë skeptikë, por ka dhe që duhet të afrohen, se fati varet

EDI RAMA: Ç’të duhet politika? Po nuk u morre me politikë, merren të tjerët. Merret politika pastaj me ty. Po në territor?

BORA MUZHAQI: Në territor mirë. Zona gri, të pavendosurit po e kuptojnë se nga mërzia e pakënaqësia, vetëm mandati i tretë është garancia,

EDI RAMA: Tani pakënaqësitë dhe mërzitë janë legjitime, duhet ta pranoni si fakt. Njerëzit kanë të drejtë të ankohen, për shumëçka që nuk ju ka ecur mbarë, por ka vetëm një rrugë, të vijojmë të ngjitemi me durim. Po këta ça bëjnë xhagajdurët e LSI?

BORA MUZHAQI: Me thënë të drejtën nuk i shoh, asgjëkundi, në terren. LSI në Tiranë po humbet përditë. Ata që ishin gënjyer me ndonjë vend pune po i kthehen PD. E kuptojnë që s’janë të majtë.

EDI RAMA: Një pjesë e tyre do kthehen tek PD. I kanë marrë, mbajtur peng me punë e me rroga e me zijafete, pjesa tjetër tek ne. Kush ka mbetur akoma nga këta të familjes tonë duhet t’i integrojmë sa më shpejt. Më 25 prill duhet t’u japim dërmen.

BORA MUZHAQI: Po shoh që po kthehen. Shoh rezultatet e vaksinimin, isha me pedagogë, dhe ndihen lirshëm për veten. Mësuesit po ashtu. Po i kthehen me entuziazëm punë. Vaksinimi po merret me me pozitivitet.

EDI RAMA: Forca Bora, shkrije akullin. Të përqafoj fort e mirupafshim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura