VIDEO/ “Rama të përgjigjet për 3.4 mld euro koncesione”- Ervin Salianj: Në vend të kësaj, u kërkon qytetarëve se ku…

Mar 30, 2020 | 18:42
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji shkruan se kryeministri në vend që të japë llogari për 3.4 miliardë euro dëme dhe koncesione, u kërkon llogari qytetarëve se ku i marrin paratë për të paguar internetit, me anë të të cilit i ankohen.

Ervin Salianji

Sipas tij, ky është kulmi i papërgjegjshmërisë dhe arrogancës!

Ervin Salianj:

Qeveria duhet të merrte përgjegjësitë dhe t’iu jepte llogari qytetarëve se sa keq i ka shpërdoruar paratë e tyre këto 7 vjet dhe sot të merrte masa për të ndihmuar familjarë dhe sipërmarrje të cilët përveç pamundësisë për të mbyllur muajin kanê dhe ankthin e mbijeteses në të ardhmen! Në vend të llogaridhënies, Edi Rama i kërkon llogari qytetarëve që ankohen, se ku i gjejnë paratë për t’i shkruar në internet. Ky është kulmi i papërgjegjshmërisë dhe arrogancës!

Edi Rama duhet të japë llogari për 3.4 miliard euro koncesioneve e PPP që ka ndarë me oligarkët dhe miliardat e eurove që ka shpërdoruar sipas KLSH këto 7 vite, pastaj të pyesë qytetarët për 10 eurot e ofertës së internetit.


“Rama të përgjigjet për 3.4 mld euro koncesione”- Ervin Salianj: Në vend të kësaj, u kërkon qytetarëve se ku… on Vidnews.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura