VIDEO/ Rama shton sulmet ndaj LSI-së: Kam kyçur gojën kur hiqnin gratë socialiste nga puna…

Jun 5, 2017 | 22:30
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka folur sot në Berat duke sulmuar sërish LSI-në. Ai ka thënë para grave në Berat se ka kyçur gojën kur gra socialiste hiqeshin nga puna nga aleatët e tij në qeveri dhe që u bëhëshin presion që të ndërronin partinë.

“Unë jam dëshmitar dhe kam kyçur gojën kur gratë socialiste hiqeshin nga puna nga partnerët tanë në koalicion, që i shantazhonin për të ndërruar parti. Kam kyçur gojën për hir të reformave të mëdha. Mirëpo kjo histori duhet të marrë fund më 25 qershor”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura