Video/ Rama kujton tërmetin e 21 shtatorit, zbulon se sa familje të dëmtuara janë futur në shtëpi të reja

Sep 21, 2020 | 9:12
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar, sot një vit më pas tërmetin e 21 shtatorit ku qindra familje pësuan dëme të shumta materiale, ndërsa një pjesë e mirë e tyre mbetën pa shtëpi.

rama

Përmes një videoje postuar në facebook, Rama ka bërë një përmbledhje të situatës, ku bëhet e ditur se të gjitha familjet që mbetën pa një shtëpi, janë strehuar në shtëpitë e tyre të reja.

Ndërsa kryeministri e shoqëron publikimin e videos me mbishkrimin: “Sot 1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi!”

65 familje nga Baldushku, Farka, Petrela, Zall Basatri, Bërzhita, Peza jetojnë tashmë në shtëpitë e reja, të ndërtuara nga Bashkia e Tiranës me fonde të donatorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura