VIDEO/ Rama kujton Klosin: S’na tha lamtumirë, por na tha ikni p*rdhuni!

Apr 23, 2016 | 11:00
SHPËRNDAJE

Sot në mbrëmje në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri, u promovua libri “Për Ardian Klosin, gjermanin nga Shqipëria”,nga historiani dhe miku i tij, Oliver Jens Schmitt.


Rama per klosin ‘ik p…’ by gazeta-panorama

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama, njëherësh mik i ngushtë i publicistit dhe përkthyesit.

Duke sqaruar arsyen pse përkthente Klosi, Rama e cilësoi atë një mendje të mprehtë që firtonte me të vdekurit.

“Arsyeja pse përkthente ishte nevoja për higjienë. Nëse nuk do kishte atë trazim të madh që i vinte së brendshmi por që agravohej nga injoranca dhe pisllëku nuk do kishte përkthyer.

Për shkak të nevojës për të bashkëjetuar, pra përkthimi ishte mundësi për të bashkëjetuar në një shoqëri me të tjerë që i zgjidhte vetë, komunikonte me ta ishte një lloj rruge në arrati, ashtu sikurse ishte një lloj flirti me të vdekurit.

Vdekja ishte një fuqi që tek Ardiani vepronte në mënyrë të pavetëdijshme, e kishte me vete, nuk e shmangte atë. Në flirt me të vdekurit që i zgjidhte vetë trazimi i tij rritej, mendja e mprehtë që kishte ia rëndonte trazimin”.

Rama e vlerësoi Klosin edhe si një aktivist të flaktë të shoqërisë civile, ndër të parët, siç tha ai që nisi të mbledhë firmat për të mos lejuar prishjen e Piramidës.

“I përkiste një lloj shkolle që nuk e pranonte intelektualin si koncept jashtë angazhimit. Për Ardianin intelektuali ishte ai që rron me të vërtetën”.

Duke folur për bisedat mes tyre, Rama kujton se: “Gjithmonë ia thosha që do përfundosh duke vrarë veten dhe pasonte e qeshura…

Kur ndërtonte shtëpinë tek liqeni, thoshte do bej papafingo lart. Kur shkoja ta takoja ndonjë natë, i thosha pak a shumë në këtë orë këtu lart do ndjehet një krismë e thatë …i madhi Ardian Klosi nuk na tha Lamtumirë por na tha “Ikni p*rdhuni”!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura